dinamo invest logodinamo invest logodinamo invest logodinamo invest logo
  • Kreu
  • Kompania
  • Komplekse
    • Dinamo
  • Kontakt
✕
Published by Arjoni at July 24, 2018
Categories
  • pallate
  • DateJuly 24, 2018

Planimetria e godines A

Harta e mëposhtme është dinamike. Katet e pallatit janë të klikueshme.

Planimetria e godines B

Harta e mëposhtme është dinamike. Katet e pallatit janë të klikueshme.

 
Dinamo Invest nderton dhe zhvillon pronat e saj

Ky objekt eshte fillimi i nje kompleksi te ri modern i cili kufizohet nga rrugët Memo Meto dhe Ferit Xhajko. Në këtë zone janë vendosur kryesisht objekte të ulta, objekte 5 kate, 6 kate. Ky objekt ndodhet në pjesën Veri-Lindore të qytëtit të Tiranës në një distancë prej rreth 1.2 km në vijë ajrore nga qëndra e qytetit “Sheshi Skënderbej”, 800 m nga bulevardi i ri dhe 400 m nga qëndra spitalore "Nënë Tereza".

Fasadat e objektit janë projektuar të kenë si materiale kryesore veshje me fasade te ventiluar (ose me sistem kapot). Në projekt është reflektuar cdo material. Kompleksi do të jetë me vetë administrim dhe do të ketë roje dhe pastruese. Gjithashtu do të jetë i pajisur me kamera survejimi dhe parking për banorët.

homepage-kompleksi-dinamo

Ky kompleks ka zgjidhje funksionale për sipërfaqen e parkimit të parashikuar, për sipërfaqen e jashtme të nevojshme të gjelbëruar dhe çlodhëse si pjesë e sistemimit të jashtëm, për ambjentët e banimit dhe për ambjentët e shërbimit si dhe akses dhe shfrytëzim të tyre edhe nga personat me aftësi të kufizuar. Stafi inxhinierik, konstruktiv, arkitekt, elektricist, bojaxhi janë në dispozicion të objektit gjatë gjithë kohës, edhe pas ndërtimit. Keshtu që klienti ka zgjidhje të përhershme për c'do problematikë.

homepage-kompleksi-dinamo-2

Një rëndësi e vecantë i është dhene përzgjedhjes cilësore të materialeve të brendshme dhe materialeve rifiniturash të jashtëme si pjesë shumë e rëndësishme e realizimit të një objekti në detaje nga ana teknike dhe teknologjike të cilat duhet të ofrojnë komoditet, izolim akustik, izolim termik por edhe jetëgjatësi. Objekti i propozuar ka zhvillim linear në volumetri i ndërthurur me lëvizje dinamike të volumeve në fasadë në lidhje të ngushtë me funksionin e tij. Gjithashtu ka sipërfaqe të jashtme të nevojshme të gjelbëruar dhe çlodhëse si pjesë e sistemimit të jashtëm

Detaje teknike


rekreacion-gjelberim

Sipërfaqja gjelberim-rekreacion ashtu si është përcaktuar tek treguesit e zhvillimit kap një sipërfaqe prej 1589 m².

termoizolimi

Për të bërë të mundur rritjen e eficencës termike të objektit si dhe cilësinë e jetesës së banorëve është projektuar mënyra e ndërtimit të mureve dhe të dyshemesë sipas detajit të paraqitur më lart.



Share
dinamo invest logo

Rruga Ferit Xhajko
Prane Uzines Dinamo
Tirane, Shqiperi

Na telefononi: +355 69 20 49 700
Na shkruani: construction@dinamo-sha.com

© 2020 Dinamo Invest. Të drejtat e rezervuara.
Ndërtuar nga Enterprise Albania