Kompania
Dinamo Invest operon ne sektorin e ndërtimit dhe atë të pasurive të paluajtshme.
Ne synojmë të bëhemi zgjedhja e parë për ndërtimin e një kompleksi banimi me të gjithë kushtet moderne.
Dinamo Invest është pjesë e grupit të kompanive Miell Tirana, Tregu Dinamo, Uzina Mekanike Dinamo dhe Pulari Tirana të menaxhuara nga Z.Roland Hysa, ndër të parët intelektualë shqiptar që me shndërrimin që pësoi ekonomia e Shqipërisë në vitin 1991, u përshtat dhe u bë një ndër bisnesmenët më të fuqishëm dhe më të suksesshëm në vënd.
Në Vitin 1995 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të miellit në Tiranë, duke e shndërruar atë në një kompani moderne për prodhimin dhe tregtimin e miellit. Në Vitin 1999 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore "Uzina Dinamo". Kjo kompani sot është transformuar krejtësisht, duke u bërë qëndra më e madhe e tregtimit të artikujve agroushqimor e industrial në Tiranë
Principet tona
Të gjithë ne, nga praktikantët e thjeshtë tek drejtuesit, po krijojmë të ardhmen tonë të përbashkët. Ne zotohemi të bashkojmë aftësinë, njohurinë dhe përvojën tonë jo vetëm që të konkurrojmë, por të tejkalojmë konkurrentët tanë.
Përqendrimi ynë në cilësinë, ekonominë dhe performancën e punës tonë na lejon të dallohemi nga konkurrentët tanë.
Krenaria jonë personale na detyron të punojmë si ekip dhe të mbështesim njëri-tjetrin në çdo kohë.
Detyra jonë sipërmarrëse për suksesin e vazhdueshëm të Dinamo Invest prodhon një rezultat efikas, ekonomik dhe fitimprurës nga secili projekt. Ri-investimi i përgjithshëm i këtyre fitimeve përsëri në kompani garanton të ardhmen tonë.
Siguria në punë është thelbësore për kompaninë tonë. Dinamo Invest përpiqet të eleminojë të gjitha incidentet përmes aktiviteteve paraprake të ndërtimit me angazhimin e sigurisë që fillon në hapat e parë të projektit. Këto standarde së bashku me politikat tona, inspektimet e detyrueshme të sigurisë dhe disa programe trajnimi kanë krijuar një organizatë gjithëpërfshirëse dhe efektive ne drejtimin e sigurisë.
Ne përpiqemi të identifikojmë vazhdimisht rrezikun ndërsa krijojme dhe zbatojme programe për të zvogëluar atë rrezik qoftë përmes një praktike më të mirë, udhëzuesi të ri ose politikikave te perditesuara. Kjo rezulton në standarte moderne per sigurisë në kompani duke mbështetur dhe drejtuar më tej mesazhin në të gjitha nivelet e hierarkise se kompanise.